Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama në burg, Berisha në SHBA

Aksident me dy të plagosur në Elbasan

Aksident me dy të plagosur në Elbasan

19:32, 05/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku dy automjete janë përplasur si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar rëndë, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, një problem i përsëritur në këtë segment rrugor.

Banorët e zonës kanë ngritur prej kohësh shqetësimin për mungesën e masave të sigurisë rrugore në këtë aks, ku thuajse çdo ditë regjistrohen aksidente.

Ata kanë protestuar disa herë duke kërkuar ndërhyrje emergjente për përmirësimin e infrastrukturës dhe vendosjen e sinjalistikës përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco