Lajmi i fundit

LIVE- 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon marshimi protestë, mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

FOTO/ Aksident me 4 të plagosur në rrugën Sarandë-Delvinë

FOTO/ Aksident me 4 të plagosur në rrugën Sarandë-Delvinë

16:49, 05/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një përplasje mes dy makinave ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë - Delvinë në vendin e quajtur Shijan.

Sipas të dhënave paraprake policia, mësohet se rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur Shijan ka ndodhur aksident mes dy mjeteve, njeri Ford me targe AA240GE me drejtues Leonard Begolli 64 vjeç dhe mjetit tip Benz me targë AB896TC në pronësi të Alen Preçi. Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur 4 persona që ndodheshin në mjete, mes tyre edhe drejtuesit e mjeteve, të cilët u transportuan më ambulancë në urgjencën e Sarandës, ku sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë të cilët po punojnë për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti.

Image

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip ‘Ford’, me drejtues shtetasin L. B., 63 vjeç, dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. B., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjeret në automjetin ‘Ford’, shtetaset E. B., 54 vjeçe, dhe N. B., 34 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco