SYRI TV/ Banorët e Suçit dhe Kurdarisë në protestë, Vata: Kanë falsifikuar firmat e banorëve

21:49, 04/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Kurdarisë dhe Suçit në Burrel kanë protestuar këtë të premte para komisariatit kundër arrestimit të 4 të rinjve, që kishin dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i në këto fshatra.

Në mbështetje të tyre ishte edhe deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në Mat, Denisa Vata, si dhe administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave, që kërkuan që punimet për HEC-in e firmosur nga Balluku të ndalen.

Katër të rinj të fshatit Kurdari dhe Suç janë arrestuar nga Policia pasi protestuan kundër ndërtimit të një HEC-i në fshatin e tyre, teksa banorët e zonës këtë të premte u grumbulluan përpara Komisariatit të Burrelit për të protestuar për veprimet arbitrare të Policisë.

Në mbështetje të tyre ishte edhe deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në Mat, Denisa Vata, si dhe administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave, që kërkuan që punimet për HEC-in e firmosur nga Balluku të ndalen.

Banorët janë shprehur se nëse punimet nuk ndalen, protestat e tyre do të përshkallëzohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco