U përfshi në skandal seksual, lirohet nga burgu Shukri Xhelili

U përfshi në skandal seksual, lirohet nga burgu Shukri Xhelili

19:21, 30/06/2017
A+ Aa A-

Shukri Xhelili, ish kryebashkiaku i Dibrës, i dënuar me burg pasi u përfshi në një skandal seksual, është liruar nga qelia. Xhelili ka lënë qelinë pasi ka përfunduar dënimin.

Ka qenë Apeli i Krimeve të Rënda që ka ndryshuar akuzën muajin e shkuar për ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës duke i lehtësuar dënimin, pas rekursit nga ky i fudnit. Apeli vendosi se Xhelili duhet të akuzohet vetëm për marrëdhënie seksuale duke shpërdorur detyrën e mbetur në tentativë dhe jo për korrupsion pasiv.

Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

Xhelili është arrestuar në vitin 2016 pasi i këroi një vajze favore seksuale për një vend pune në bashki. Duke llogaritur kohën e qëndrimit të paraburgim, ai e ka shlyer dënimin dhe është liruar nga qelia disa ditë më parë.

Mësohet se pas lirimit, Xhelili ka qëndruar disa ditë në kryeqytet e më pas ka udhëtuar duke shkuar pranë familjes së tij, në Dibër. 

Video-skandali pas të cilit u arrestua Shukri Xhelili

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Llazi30/06/2017 19:13

Turru Shuke, shtrije karakterin tend ne gjithe Dibren mbare, gezoje popullin trim. Hajde shtet, hajde

Shto koment

Denonco