Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit.
Trupa gjykuese shpalli vendimin ku dënoi:
Nikolin Gjolena - 17 vite - 11.4 me gjykim të shkurtuar
Viktor Cervanaku - 15 vite - 10 me gjykim të shkurtuar
Enxhi Ferhati - 12 vite - 8 me gjykim të shkurtuar
Klajdi Kodra - 17 vite - 11.4 me gjykim të shkurtuar
Bledar Matoshi - 12 vite - 8 me gjykim të shkurtuar
Denilson Çervanaku - 17 vite - 11.4
Zenel Çervanaku - 14 vite - 9.4 me gjykim të shkurtuar
Redion Meshi - 14 vite - 9.4 me gjykim të shkurtuar
Julian Malaj - 3 vite - 2 vite me gjykim të shkurtuar për moskallezim krimi, lirohet menjëherë
Marildo Rona - 12 vite - 8 me gjykim të shkurtuar.
Viktor Çernavaku ishte pronari i shtëpisë në Frakull të Madh të Fierit ku u zbulua laboratori i kokainës.
Ai ka qenë kryetar komune në Frakull, ndërsa kur u prangos ioshte drejtor i administratës së OST.
Viktor Çernavaku njihet edhe si adhurues i hapur i kryeministrit gjë të cilën e ka shprehur hapur në postime, në rrjetet sociale.
© SYRI.net