Lajmi i fundit

Tritoli ndaj motrave Nikolli/ Çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Dumanit

Ishte në kërkim, arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS

Ishte në kërkim, arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS

12:55, 10/07/2024
A+ Aa A-

Mësohet se gjatë ditës së sotme është vënë në pranga Shtetasi Xhelal Rraja vellai i ish deputetit të Ramës, Rrahman Rraja.

Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.

Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco