Plagosen me thikë babë e bir

Plagosen me thikë babë e bir

21:39, 23/04/2024
A+ Aa A-

Dy qytetarë, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë nga një 26-veçar, i cili është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimeve, janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Policia arrestoi autorin e dyshuar, shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco