Kapen në parkimin nëntokësor duke shkëmbyer 13 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarët

Kapen në parkimin nëntokësor duke shkëmbyer 13 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarët

20:22, 23/04/2024
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, 45 dhe 34 vjeç, u arrestuan nga policia italiane, ndërsa kishin zgjedhur parkingun nëntokësor të një zonë tregtare në Torri di Quartesolo, si një pikë takimi për trafikun e tyre të drogës.

Të arrestuarit  G. E 45 vjeç dhe A. i 34 vjeç, u kapën gjatë një operacioni kontrolli që synonte luftën ndaj trafikut të drogës në Vicenza dhe provincë.

Hetuesit e Skuadrës Fluturuese vunë re dy makina që vinin në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra dhe parkonin afër njëra-tjetrës në një zonë të izoluar të parkingut nëntokësor, dhe pak më pas dy burrat, pas një bisede të shkurtër, filluan të shkëmbejnë një sërë pakosh të vogla. Oficerët ndërhynë, ndaluan dhe identifikuan dy burrat dhe më pas verifikuan përmbajtjen e asaj që ata kishin tentuar të shkëmbenin.

Pas analizave specifike të kryera nga Policia Shkencore e Komisariatit të Policisë Vicenza, u konstatua se pakot përmbanin lëndë narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto rreth 13 kilogramë.

Një sasi dukshëm e madhe lënde narkotike, aq sa agjentët e narkotikëve vendosën të vijojnë me kontrollet në shtëpitë e të dy të arrestuarve, të cilët u shfaqën dukshëm të pakënaqur nga kontrolli.

Në shtëpinë e njërit prej të dyve, me vendbanim në provincë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 36.000 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Operatorët e Skuadrës Fluturuese arrestuan në flagrancë dy shqiptarët për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike të destinuara për shitje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco