Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

SYRI TV/ U arrestua me bujë, zbardhet si u lirua ‘Çipuri’. Durrësi shpalli moskompetencë, i kaloi Tiranës

17:31, 23/04/2024
A+ Aa A-

Gjykatat kanë liruar në heshtje nga qelia një personazh të lakuar si pjesë e botës së krimit pas arrestimit me bujë disa muaj më parë. Armando Sulejmani i njohur si “Çipuri” qëndroi vetëm disa javë në burg, ndërsa Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë la në fuqi masë e shkallës së parë për detyrim paraqitje. Prokuroria e Tiranës apeloi vendimin por ndryshe mbajti qëndrim në Apel prokurori i këtij juridiksioni.

Nga Syri TV

Arrestimi i tij ndodhi me shumë bujë, ndërsa lirimi nga qelia në heshtje. Armando Sulejmani i njohur si “Çipuri” u la i lirë vetëm disa javë pas arrestimit ku iu vunë prangat teksa lëvizte me një automjet të vjedhur dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Pas arrestimit në Durrës dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Por pavarësisht se kjo e fundit kërkoi mbajtjen në qeli të Sulejmanit, gjykata caktoi më 8 mars masën e sigurisë ‘detyrim për t’u paraqitur’.

Por çështja u kundërshtua në apel nga prokuroria e Tiranës që kërkoi kthimin e Sulejmanit në qeli. Pas disa javësh prokurori i Apelit, Genti Xholi, hoqi dorë nga ankimi, dhe në këto rrethana Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

E ndonëse ky vendim është marrë që më 4 prill, vetëm këtë të martë pas publikimit në media u zbardh vendimi i Apelit. Armando Sulejmani ra në pranga më 21 shkurt në lagjen nr.15, Durrës ku është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz”.

Nga verifikimi i targës ka rezultuar se ishte e vjedhur në Tiranë verifikimi dhe i përkiste një automjeti tip “Land Rover”. Pasi janë afruar këtij automjeti i kanë bërë shenjë drejtuesit të tij që të mos lëvizte nga mjeti, por në këto momente ai ka tentuar të largohet me shpejtësi, por policia arriti ta neutralizojë dhe vërë prangat. Në makinë iu gjetën mjete që dyshohet se përdoren për të hequr targa si dhe dy targa automjetesh. Emri i Armando Sulejmanit është lakuar si pjesë e botës së krimit në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco