Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Pezullimi i oficerit pasi favorizoi djalin e Tom Doshit, policia: Ka shpërdoruar detyrën duke mos sekuestruar automjetin

Pezullimi i oficerit pasi favorizoi djalin e Tom Doshit, policia: Ka shpërdoruar detyrën duke mos sekuestruar automjetin

17:12, 23/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka reaguar për pezullimin e oficerit të policisë, që dyshohet se ka favorizuar djalin e Tom Doshit, që ishte fajtor në një aksident. Në reagim thuhet se më datë 17.03.2024, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, 24-vjeçi me inicialet J. D., banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me drejtuese 55-vjeçaren me inicialet L. J., banuese në fshatin Tresh, të Lezhës, e cila ka marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Lezhës, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu sipas njoftimit, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e Policisë Rrugore Lezhë janë kryer të gjitha veprimet  e para hetimore në vendngjare, konform ligjit, në konsultë me prokuroren e gatshme të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Njoftimi shton se në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet janë referuar në Prokurori, më datë 18.03.2024, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore I. S., në ngarkim të J. D., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ky rast është pasqyruar në komunikatën ditore  të datës 18.03.2024, në të cilën janë pasqyruar ngjarjet dhe aktivitetet ditore të strukturave të Policisë, përgjatë 24 orëve të datës 17.03.2024.

Sipas policisë, më datë 15.04.2024, nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është sjellë urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të  Gjykatës së Lezhës, për caktimin e masës së sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të detyrës”, ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar I. S., pasi dyshohet se Nënkomisar I. S. ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin J. D., duke mos sekuestruar automjetin e tij të përfshirë në ngjarje, por duke ia lënë në ruajtje”, thuhet në njoftim.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë:

Në lidhje me pezullimin nga detyra, të Oficerit të Policisë Gjyqësore Nënkomisar I. S., me detyrë specialist/OPGJ në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, në DVP Lezhë, ju sqarojmë se:

Më datë 17.03.2024, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi J. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Lexus”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen L. J., 55 vjeçe, banuese në fshatin Tresh, Lezhë, e cila ka marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Lezhës, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje rrugore, nga ana e Policisë Rrugore Lezhë janë kryer të gjitha veprimet  e para hetimore në vendngjare, konform ligjit, në konsultë me prokuroren e gatshme të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet janë referuar në Prokurori, më datë 18.03.2024, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore I. S., në ngarkim të shtetasit J. D., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ky rast është pasqyruar në komunikatën ditore  të datës 18.03.2024, në të cilën janë pasqyruar ngjarjet dhe aktivitetet ditore të strukturave të Policisë, përgjatë 24 orëve të datës 17.03.2024.

Më datë 15.04.2024, nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është sjellë urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të  Gjykatës së Lezhës, për caktimin e masës së sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të detyrës”, ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar I. S., pasi dyshohet se Nënkomisar I. S. ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin J. D., duke mos sekuestruar automjetin e tij të përfshirë në ngjarje, por duke ia lënë në ruajtje.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka bërë pezullimin e mënjehershëm nga detyra, të punonjësit të Policisë I. S. dhe ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë të disiplinës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco