Himarë/ Turistja gjermane shtyn nga shkallët amerikanen, njëra në spital, tjetra në psikiatri

Himarë/ Turistja gjermane shtyn nga shkallët amerikanen, njëra në spital, tjetra në psikiatri

14:22, 22/04/2024
A+ Aa A-

Një sherr mes dy turisteve të huaja ka ndodhur në një banesë në Lukovë në Himarë, ku një shtetase gjermane ka shtyrë nga shkallët një shtetase amerikane.

Si pasojë, shtetasja amerikane T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja gjermane E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës

Himarë/ Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti. 

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco