Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ I dënuar me 8 muaj burg, arrestohet 31-vjeçari në Bulqizë i shpallur në kërkim

EMRI/ I dënuar me 8 muaj burg, arrestohet 31-vjeçari në Bulqizë i shpallur në kërkim

13:28, 22/04/2024
A+ Aa A-

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës.

Në pranga u vu shtetasi Shaqir Peti, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 muaj burg për veprën penale ''veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës''. 

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Komisariati i Policisë Bulqizë, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndaloi shtetasin Sh. P., 31 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco