Shkelën rregullat në rrugë/ Mbi 27 mijë shoferë u gjobitën brenda një jave, 28 u arrestuan

Shkelën rregullat në rrugë/ Mbi 27 mijë shoferë u gjobitën brenda një jave, 28 u arrestuan

12:47, 22/04/2024
A+ Aa A-

Mbi 27 mijë gjoba janë vendosur nga policia rrugore për shoferët e pabindur që shkelin regullat e qarkullimit.

Gjatë monitorimit të qarkullimit rrugor në qendrat urbane dhe në akset rrugore nacionale, duke përdorur dhe mjetet inteligjente, janë konstatuar një sërë shkeljesh me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente rrugore.   
Numri më i lartë i gjobave ishte për drejtim automjeti, me shpejtësi mbi normat e lejuara;

Në një rast është konstatuar lëvizja me mbi 100 km/orë aty ku shpejtësia e lejuar ishte 40 km/orë 

Policia e shtetit bëri  një bilanc të javës së fundit

- janë arrestuar në flagrancë 28 drejtues mjetesh, 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi; 

 - janë pezulluar 32 leje drejtimi, 11 për tejkalim shpejtësie, 6 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për shkelje të tjera; 

Gjithashtu, në bazë të Kodit Rrugor, janë vendosur 27 322 masa administrative, nga këto:  

6583 për drejtim automjeti, me shpejtësi mbi normat e lejuara;   

2006 për parakalime të gabuara;  

790 për përdorimin e celularit, gjatë drejtimit të automjetit;

1301 për mosvënien e rripit të sigurimit;

453 për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

16 189 masa administrative për shkelje të rregullave të ndryshme të Kodit Rrugor. 

Policia Rrugore lajmëron se do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco