VIDEO/ Zbulohet kush i dogji 3 makina në Shkodër brenda një natë

VIDEO/ Zbulohet kush i dogji 3 makina në Shkodër brenda një natë

10:23, 20/04/2024
A+ Aa A-

Më 23 dhjetor të vitit 2022, tri makina u dogjën në Shkodër, dy  Benz dhe nj Vokswagen. Të trija i ka ka djegur e njëjta dorë, F.N, 48 vjeç me banim në Shkodër, një person q e ka ndryshuar tre herë emrin.

Pamjet e sigurisë kanë zbuluar se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Në njoftimin e dërguar nga Policia thuhet:

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.   Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi F. N. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco