Aksidentoi për vdekje 24-vjeçaren/ Gjykata e Elbasanit lë në burg Dacin

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçaren/ Gjykata e Elbasanit lë në burg Dacin

12:09, 17/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit vendos arrest me burg pa afat për Jetmir Dacin.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg për afat” për Jetmir Dacin, i cili në 8 prill përplasi në rrugë në Prrenjas një tjetër automjet me 6 persona, duke lënë të vdekur një vajzë 24-vjeçare dhe 5 të plagosur.

Pas ngjarjes së rëndë, Dacit i është bërë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur. Por ai nuk u arrestua nga policia fillimisht.

Si pasojë e përplasjes me makinë humbi jetën 24-vjeçarja Eneida Pishkashi. Vajza tjetër e familjes Pishkashi, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

E reja qëndroi prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill.

44-vjeçari ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën pas 5 ditëve në koma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco