Vrasja e 15-vjeçarit Bici/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur

Vrasja e 15-vjeçarit Bici/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur

10:41, 17/04/2024
A+ Aa A-

Është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve nga Gramshi, të cilët vranë me thikë pas një sherri bashkëmoshatarin tyre Fatjon Bici.

Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit e përfshirë në ngjarje.

Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Orgito Çarçiu, i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij. Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i drejtësisë penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.

Kjo do të thotë se do të jetë gjykata që do të përllogarisë më tej dënimet e tyre.

Më 16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thikë vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. 

Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco