Vrasja e Briken Sanajt/ Vladimir Kola u arrestua pas dy vitesh në Gjermani

Vrasja e Briken Sanajt/ Vladimir Kola u arrestua pas dy vitesh në Gjermani

10:40, 17/04/2024
A+ Aa A-

Rreth dy vite pas ekzekutimit të Briken Sinajt në Tiranë, autori i vrasjes ka rënë në pranga në Gjermani.

Vladimir Kola ishte shpallur në kërkim që prej 30 nëntorit 2022, ndërsa është lokalizuar në një qytetet të Gjermanisë

Tashmë pritet që të nisin procedurat e ekstradimit që Valdimir Kola të përballet me drejtësinë shqiptare për vrasjen e Sinajt, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat si “Plagosje me pasojë vdekjen”, “Keqtrajtim”, “Vrasje”, “Armëmbajtje pa leje”.

"Sot me datën 16.04.2024, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar  Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana", njofton policia. 

Për vrasjen e Sinajt është arrestuar edhe një prej bashkëpunëtorëve, Gjelosh Krasniqi, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Krasniqi u arrestua në Kosovë më 1 shkurt 2023, ndërsa ai dyshohet se është personi që i ka dhënë makinën vrasësit Kola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco