'Specialja' arreston Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit

'Specialja' arreston Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit

10:34, 17/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata Speciale ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu, i cili tha se ai është arrestuar nga policia e EULEX-it.

“Është arrestuar. E ka dërguar djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i”.

“Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai për Klankosova.tv.

Specialja pati bastisur banesën e Fazliut në shtator të vitit të kaluar. Fazliu deklaroi se gjërat që i ka marrë Specialja, kanë qenë të kota për ta.

“Në banesë kemi pasur fotografi, por të gjitha janë publike në llogarinë time në Facebook. Asnjë dokument nuk ka qenë aty, përpos fotografi, libra të heronjve, Fahriut e Bahriut e të shumë shokëve që kanë ardhë aty”.

“Ndoshta ka qenë banesa jonë edhe si një bazë e UÇK-së, LKÇK-së e të LPRK-së, të gjitha organizatave që kanë vepruar për çlirimin e vendit kanë ngrënë e pi nga gjyshja ime e familja ime në përgjithësi”, pati thënë ai në “Info Magazine” në Klan Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco