I kërkuar për trafik droge, kapet me armë shqiptari në Selanik! Gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti…

I kërkuar për trafik droge, kapet me armë shqiptari në Selanik! Gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti…

09:58, 17/04/2024
A+ Aa A-

Një 41 vjeçar shqiptar, i kërkuar prej 6 vitesh nga policia, ka rënë në pranga në Selanik.

Burime bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar, kërkohej me urdhër të Prokurorit në Selanik prej vitit 2018 për trafik droge.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia greke gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri bashkë me 15 fishekë.

Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco