U vetëvra apo…? Familja e shqiptarit kërkon përgjigje, nisin hetimet

U vetëvra apo…? Familja e shqiptarit kërkon përgjigje, nisin hetimet

09:37, 17/04/2024
A+ Aa A-

Alfred Dosku vdiq në spitalin Redhill, Surrey të Anglisë më 17 nëntor të vitit të kaluar.

Asokohe mediat e huaja raportuan se 38-vjeçari nga Librazhdi u gjet i varur me çarçafë në një dhomë të qendrës për emigrantë, ndërkohë që pritej deportimi i tij në Shqipëri.

Pas më shumë se 5 muajsh, BBC në një artikull të saj thotë se “familja e shqiptarit ka ende shumë pyetje pa përgjigjie për rastin e tij”.

Kushërira e të ndjerit, Ledisa Dosku thotë se familja e tij thjesht do të dijë ekzaktësisht çfarë ka ndodhur. “Ai ishte shumë i zgjuar, nuk e kuptoj si ka përfunduar në qendrën e emigracionit. Herën e fundit që foli me të vëllanë ishte mirë, ishte gati të kthehej. Të bashkohej me familjen”, tha ajo.

Sipas saj, mënyra si ai vdiq ishte e pakuptimtë.

Mësohet se pas dyshimeve që familjarët kanë hedhur për mënyrën se si ai ndërroi jetë, Gjykata e Horsham Corner ka nisur hetimet. Edhe ekipi i kujdesit shëndetësor që priti Doskun kur ai mbërriti në spital, do të merren në pyetje.

Hetimi është planifikuar të mbyllet brenda dhjetorit 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco