Ekzekutohet ‘arresti me burg’ për kandidatin e Bashës: Tjetërsoi 7500m2 tokë për llogari të nipit të Sadri Abazit

Ekzekutohet ‘arresti me burg’ për kandidatin e Bashës: Tjetërsoi 7500m2 tokë për llogari të nipit të Sadri Abazit

13:27, 16/04/2024
A+ Aa A-

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Haunting”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas.

Sekuestrohet një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Haunting”, për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasit:

Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Hetimet kanë zbuluar se kandidati i Bashës i tjetërsoi pronat përfitues i të cilave ka qenë edhe nipi i ish-deputeti socialist, Sadri Abazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco