Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, burg përjetë për Besnik Pjetrin

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, burg përjetë për Besnik Pjetrin

10:28, 16/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda), i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe vëllanë e ish-gruas në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë.

Viktimat ishin Pjerin Perjaku, 56 vjeç, dhe Gent Perjaku, 32 vjeç.

Shkak i vrasjes ishte fakti se ata nuk e lejonin autorin të takonte 2 vajzat. 

I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco