E rëndë në Mamurras/ Ra aksidentalisht në kontakt me korentin, humb jetën 17-vjeçari

E rëndë në Mamurras/ Ra aksidentalisht në kontakt me korentin, humb jetën 17-vjeçari

12:55, 14/04/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mamurras, ku dyshohet se një 17-vjeçar ka rënë aksidentalisht në kontakt me korentin në banesën e tij.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 17-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco