Policia zvicerane kap shqiparin në kufi me 1 kg drogë në makinën e tij

Policia zvicerane kap shqiparin në kufi me 1 kg drogë në makinën e tij

08:00, 14/04/2024
A+ Aa A-

Punonjësit e Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare kontrolluan një makinë pasagjerësh në pikën kufitare Au, të hënën e Pashkëve. Ata gjetën një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, njofton gazeta zivicerane ne shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar bimeve te policise kantonale.

Kur punonjësit e Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare (Bazg) ndaluan një automjet që vinte nga Austria me targa gjermane për kontroll në pikën kufitare Au SG më 1 prill, shoferi u identifikua me patentën e drejtimit të një personi tjetër. Pas kontrollit të identitetit të tij, rezultoi se shtetasit shqiptar i është ndaluar hyrja në vend.

Duke qenë se dyshohej edhe për kontrabandë lëndësh narkotike, punonjësit e Bazg-ut i nënshtruan një kontroll të detajuar automjetin e personit. Ata gjetën në vende të ndryshme fshehjeje mbi 500 gramë kokainë, gati 200 gramë heroinë dhe pak më shumë se 200 gramë hashash. Shoferi dhe droga i janë dorëzuar policisë kantonale St.Gallen për procedim të mëtejshëm.

Është pjesë e mandatit të Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare të kontrollojë mallrat, njerëzit dhe mjetet e transportit në varësi të situatës dhe rrezikut. Programi i transformimit të Dazit, i cili zgjat deri në vitin 2026, do të promovojë veçanërisht dixhitalizimin dhe standardizimin e trajnimeve në tre fushat e kontrollit. Në të ardhmen, Bazgu do të jetë edhe më i aftë të sigurojë siguri të gjithanshme për popullsinë, ekonominë dhe shtetin në kufi. (dmo)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco