Si u tjetërsuan pronat në Himarë? Gazetari Bushkolaj tregon si nisi zinxhiri i falsifikimeve

Si u tjetërsuan pronat në Himarë? Gazetari Bushkolaj tregon si nisi zinxhiri i falsifikimeve

08:37, 27/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari, Elkier Bushkolaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News tregoi se si filloi zinxhiri i falsifikimeve për pronat në Himarë.

Bushkolaj: Në fakt ka qenë një kallëzim në prokurorinë e Vlorës në vitin 2019 por që nuk kishte lidhje me pronën konkrete. Dhe prokuroria e Vlorës ka shkëmbyer informacion me këshillin e qarkut në raport për çështjen e pronave në këtë zonë në zonën e Himarës.

Dhe ky informacion që do duhej të ishte sekret hetimor ka rënë në dorën e Stavri Mëhillit i cili ka mundur që të marrë të dhëna më të sakta në raport me koordinatat e pronave me zonat kadastrale dhe me ato prona të cilat ishin në konflikt.

Stavri Mëhilli në këtë zonë kishte një sipërfaqe prej rreth 1 mijë metër katrorë tokë por përmes këtyre të dhënave që ka siguruar ka mundur që të marrë një akt të marrjes së tokës në pronësi të falsifikuar që pretendohej se ishte i vitit 1994 dhe më pas këtë akt e ka dorëzuar në bashkinë e Himarës.

Dhe më pas këtu ka filluar i gjithë zinxhiri i falsifikimeve, pasi bashkia e Himarës i ka dorëzuar shkresë kadastrës së Vlorës më saktë zyrës së regjistrimit të pasurive që ishte në atë kohë për regjistrimin e kësaj prone.

Në këtë shkresë që ka dërguar ka marrë edhe kompetencat e këshillit të qarkut pasi ka pretenduar kreu i bashkisë dhe vartësit e tij se kanë shkëmbyer informacion me këshillin e qarkut në raport me këtë sipërfaqe prone që është rreth 5 mijë e 500 metër katrorë.

Dhe në bazë të këtij dokumenti të falsifikuar ka vazhduar e gjithë procedura që është konkluduar në zyrën e regjistrimit të pasurive në një hark kohor të 5 ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco