EMRAT/ Vetëdorëzohet në polici autori plagosjes së policit në Shkodër

EMRAT/ Vetëdorëzohet në polici autori plagosjes së policit në Shkodër

18:36, 25/03/2024
A+ Aa A-

Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së policit në Shkodër.

Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës, bëjnë të ditur se është vetëdorëzuar Ormir Gucia  47-vjeç pasi dhunoi efektivin Admir Okaj gjatë një konflikti të çastit.

‘Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër’, njofton policia.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco