EMRI/ Sërish aksident tragjik në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

EMRI/ Sërish aksident tragjik në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

10:48, 18/03/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gaeta të Italisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30. Dy makina u përplasën “kokë më kokë”, një Smart ku udhëtonte një i ri shqiptar dhe një mjet Opel, ku ndodheshin dy gra.

Përplasja ishte aq e fortë sa 30-vjeçari Dhurim Shini gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Dy gratë që udhëtonin në makinën tjetër mbetën të plagosura rëndë dhe u dërguan me urgjencë drejt spitalit.

Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti të rëndë dhe autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e tyre

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco