‘Hip në avion dhe dil prap për foto’/ Cakrani: Ekstradimi i Çobos propagandë e Ballës, ai u vetëdorëzua

10:17, 18/03/2024
A+ Aa A-

Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ ditën e sotme ka pohuar se arrestimi i Çobos në fakt është një vetëdorëzim përpara autoriteteve shqiptare, dhe jo ekstradim siç ministri Balla dhe qeveria e trajtuan çështjen mediatikisht.

“Tashmë dihet që nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Dubain, jo vetëm ne, por janë shumë shtete të Europës dhe të Bashkimit Europian që nuk e kanë mundësuar ekstradimin me këto vende. Imagjinoni ju një Taulant nga Shqipëria që kërkon të ekstradojë duke bërë dhe propaganda" -u shpreh ai.

Kujtim Cakrani:

“Ne tashmë dhe i gjithë publiku e njohim zotin Balla që është ministri i brendshëm, por në fakt bën edhe zëdhënësin e policisë, drejtorin e policisë , shefin e Reneas, atë policin e thjshtë që është në bulevard, por ndonjëherë bën dhe ministrin e bujqësisë dhe të kulturës e kështu me radhë.

Balla është një propagandist i pashoq dhe tashmë nuk ka asnjë dyshim që të gjithë ne e njohim karakterin e tij dhe kjo nuk vihet në dyshim.

Sa i përket ekstradimit dua të theksoj një gjë, ne tashmë dihet që nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Dubain, jo vetëm ne, por janë shumë shtete të Europës dhe të Bashkimit Europian që nuk e kanë mundësuar ekstradimin me këto vende.

Italia ka nisur proçeduarat për marrëveshje ekstradimi me Emiratet dhe prej vitit 2015, në 2018 arrit të bënte unateral, por në 2023 ka arritur të pranohet nga ana e Emirateve Arabe një mundësi ekstradimi, jo e plotë.

Dua të theksoj se kur nuk arrijnë këto vende që kanë një qasje ndryshe nga Shqipëria, me një fuqi politike ndryshe, imagjinoni ju një Taulant nga Shqipëria që kërkon të ekstradojë duke bërë dhe propagandë.

Arrestimi i Çobos është një vetëdorëzim përpara shtetit, është njësoj si dikush që ka bërë një krim dhe fshihet, mbas disa kohësh kërkon të dorëzohet të autoritetet, pra kaq është shumë e thjeshtë.

Klea Sula/Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco