Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

SYRI TV/ Ekspertët zbresin në biznesin e Bujar Çelës, zbardhen 2 variantet e shkakut të mundshëm

14:27, 02/03/2024
A+ Aa A-

Ekspertë e agjenci të zbatimit të ligjit drejtuar nga Prokuroria e Fierit kanë mbërritur në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku nga një shpërthim i fuqishëm vdiqën 2 shtetas e u plagosën 6 të tjerë, mes të cilëve ligjvënësi shqiptar. Ngjarja ka ngritur mjaft pikëpyetje lidhur me kushtet e sigurisë, distancën e objektit me banesat, kualifikimin e punonjësve si dhe licencimin e aktivitetit. Roland dhe Elidion Hoxha, babë e bir që mbetën të vdekur, e kishin ditën e tyre të parë të punës. Ndërkohë që janë ngritur dy opsioni për shkakun e shpërthimit, autoritetet mbeten ende pa një variant final.

Nga SYRI TV

Një ditë pas tragjedisë në biznesin e deputetit socialist Bujar Çelës ku mbeti edhe vetë i plagosur dhe u shkaktuan 2 viktima e 6 të plagosur të tjerë, në Lushnjë kanë zbarkuar autoritetet.

Mëngjesin e të shtunës grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të OSHEE-së, Inspektoriatit të Lartë Shtetëror dhe të fushave të tjera, të drejtuara nga prokuroria e Fierit janë kthyer në vendngjarje.

Pavarësisht pistave, ende nuk ka një shkak zyrtar të zbardhur deri tani. Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, manovratorë të vinçit që dyshohet se ra në kontakt me tensionin e lartë mbetën të vdekur, teksa kanë qenë duke ngritur dy bombola oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës. Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe dy opsionet ku po hetohet është nëse njëra prej bombolave të oksigjenit ka rëndë nga lartësia duke shkaktuar ngjarjen apo  ngjarja të ketë ardhur nga kontakti me tensionin e lartë të mjeteve e pajisjeve.

Por hetimet pritet që të zgjerohen jo vetëm në zbulimin e shkakut, por edhe të zbatimit të rregullave të sigurisë nga biznesi i deputetit Çela, nëse është respektuar apo jo distanca e ushtrimit të aktivitetit me linjën e tensionit të lartë, me banesat që ndodhen shumë pranë apo me kualifikimin e punonjësve. Roland  dhe Elidion Hoxha, babë e bir që mbetën të vdekur, e kishin ditën e parë të punës në kapanon. Ata ishin kthyer së fundmi nga emigrimi dhe kishin nisur punën tek rrethrrotullimi i Plastmasit në Lushnjë, e njohur si zonë industriale.

Veç tyre, mbetën të plagosur 6 persona të tjerë si deputeti Bujar Çela, Saimir Korreshi (vëllai i nënkryetarit të bashkisë së Lushnjës Elton Korreshit) si dhe Sokol Lumi, Ervis Sharka, Lunedi Golemi dhe Ilia Sota.

Deputeti Çela dhe Sajmir Korreshi u sollën mbrëmjen e të premtes në Tiranë, pasi kishin marrë dëmtime të rënda, teksa gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë 5 shtetasit e tjerë që morën dëmtime më të lehta po trajtohen në spitalin e Lushnjës.

Bilanci i shpërthimit në Lushnjë

Të vdekur:

Roland Hoxha
Elidion Hoxha

Të plagosurit:

1- Sajmir Korreshi
2- Sokol Lumi
3- Bujar Çela
4- Ervis Sharka
5- Lunedi Golemi
6- Ilia Sota
7-Erigjet Gorovelli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco