I kërkuar nga Italia për drogë, 'Sundimi i ligjit' arreston vlonjatin me dy emra

I kërkuar nga Italia për drogë, 'Sundimi i ligjit' arreston vlonjatin me dy emra

13:07, 22/02/2024
A+ Aa A-

Një 27 vjeçar nga Vlora është arrestuar në zbatimit të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", pasi është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Në kuadër të operacionit “Purpose”, u bë i mundur arrestimi në lagjen “10 Korriku” i shtetasit  B. R. alias B. M., 27 vjeç.

Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.   

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco