Tregtonin mallra kontrabandë dhe fshihnin të ardhurat, arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim 1 tjerër

Tregtonin mallra kontrabandë dhe fshihnin të ardhurat, arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim 1 tjerër

09:08, 16/02/2024
A+ Aa A-

Tregtonin dhe çmontonin në pjesë në serviset e tyre, automjete të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në Shqipëri, vihet në pranga 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri nga policia e Korçës.

Sekuestrohen 36 automjete, pjesërisht të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë: 

Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit".

Goditen 2 raste të tregtimit të mallrave kontrabandë dhe fshehjes së të ardhurave.

Tregtonin dhe çmontonin në pjesë në serviset e tyre, automjete të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në Shqipëri, vihet në pranga 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.

Sekuestrohen 36 automjete, pjesërisht të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë vijuar kontrollet në ambiente/subjekte të ndryshme. Si rezultat, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, janë goditur dy raste të kësaj paligjshmërie ku në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi:

Sh. G., 27 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit A. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se këta dy shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në serviset e tyre respektive, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle ku konkretisht në servisin e shtetasit Sh. G., gjetën 30 automjete, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse. Gjithashtu gjatë kontrollit në servisin e shtetasit A. S., i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse u gjetën 6 automjete të tjera, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.

Në cilësinë e provës materiale për këto dy raste u sekuestruan 36 automjete, me pjesë të çmontuara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Anglia, në Shqipëri.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco