VIDEO/ Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për ngjarjen në Tik-Tok: Foton intime e shpërndau një shok

VIDEO/ Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për ngjarjen në Tik-Tok: Foton intime e shpërndau një shok

10:18, 12/02/2024
A+ Aa A-

Altin Çoku,  39-vjeçari i cili u arrestua sot nën akuzë se ka shtyrë një 27-vjeçare drejt vetëvrasjes ka komentuar në Tik Tok ngjarjen.

Altin Çoku: Ka bo një gabim të madh atij që kanë për t’ju thy gishtat. A e di çfarë më ka bo shoku i ngushtë. Unë me shoqen time në hotel me të edhe boni foto ajo, edhe unë dal; me shokun tim në lokal. duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku. Mua më vjen keq për gocën e huaj

Cllevio: Kur ka ndodh ky muhabet tani afër?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok.

Altin Çoku: Është nda më burrë dhe ka tentu dy herë me mbyt veten dhe unë kam bo debat me grun teme.

27-vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të tretë në Kamëz, ndërsa 39-vjeçari ra në prangat e policisë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas informacioneve, vajza ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në Tik- Tok. Kjo i dha fund martesës së saj.

Para ngjarjes të së shtunës vajza kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen.

@pinguin0012 #cllevioserbiano44 #cllevio #klevio ♬ original sound - 🐧

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco