Aksident në aksin Fier-Roskovec, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Roskovec, makina del nga rruga, plagoset shoferi

20:31, 25/01/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, shtetasi O. F., duke drejtuar automjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco