Telefonata e fundit me kunatën?/ Shtohet misteri i vrasjes në një pyll në Itali të Bledar Dedjas

Telefonata e fundit me kunatën?/ Shtohet misteri i vrasjes në një pyll në Itali të Bledar Dedjas

19:43, 25/01/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes makabre të shqiptarit, Bledar Dedja në Itali. Siç bëjnë me dije mediat italiane, Dedja dhe vrasësi i tij u takuan në pyll, aty ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Nuk përjashtohet pista që të kenë mbërritur me të njëjtën makinë, e cila u gjet 100 metra larg trupit të viktimës. Sakaq, gjatë kontrollit të telefonit të Dedjas hetuesit kanë konstatuar se telefonata e fundit ka qenë me kunatën e tij.

Rezultatet e autopsisë treguan ditën e djeshme se 39-vjeçari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte goditja që kishte marrë nga pas, e cila i kishte shpuar mushkërinë. Mister mbetet edhe fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur, me pantallonat e ulura. Hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar nëse Dedja kishte kryer marrëdhënie seksuale para vrasjes apo jo. Arma e krimit nuk është gjetur dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco