EMRI/ Shkëputi kontaktet me familjen, oficeri gjendet i vetëvrarë në zyrën e tij në Policinë e Durrësit

EMRI/ Shkëputi kontaktet me familjen, oficeri gjendet i vetëvrarë në zyrën e tij në Policinë e Durrësit

17:43, 25/01/2024
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në ambientet e Policisë së Durrësit.

Burime zyrtare nga uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, Arben Pjeçi kishte mbyllur zyrën e tij dhe i kishte dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Zyra e oficerit është hapur me forcë nga kolegët e të ndjerit, pasi familjarët janë alarmuar sepse nuk po lidheshin dot me të.

Arben Pjeçi ishte dënuar për kundravajtjen penale ‘Plagosje e lehtë’, dhe sipas policisë, kjo dyshohet të jetë arsyeja që ai i ka dhënë fund jetës.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili aktualisht është në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat.

Nga Komisariati i Policisë Durrës filluan veprimet për kërkimin dhe gjetjen e specialistit.

Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi.

Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale ‘Plagosje e lehtë’, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterrues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco