Prangoset çifti dhe nipi i tyre në Tiranë, shisnin drogë në derë të pallatit

Prangoset çifti dhe nipi i tyre në Tiranë, shisnin drogë në derë të pallatit

10:50, 23/01/2024
A+ Aa A-

Një çift bashkëshortësh, të cilët shisnin lëndë narkotike kokainë në zonën e Selitës u arrestuan gjatë ditës së djeshme ne kuadër të operacionit Tempulli 2. Sipas burimeve burrë e grua jetonin në katin e katërt të një pallati dhe për të kryer aktivitetin kriminal bashkëpunonin me nipin e tyre. Policia më herët nuk kishte mundur të dokumentonte përfshirjen në shitjen e drogës për shkak të skemës që ata përdornin.

Apartamenti ruhej dhe survejohej nga kamera sigurie, të cilat mbaheshin në vëzhgim dhe sa herë ndërhyhej për kontroll nga policia, çifti i shpërndarësve të kokainës e asgjësonte drogën në tualet, duke mos lënë asnjë gjurmë, megjithatë në operacionin e së hënën u arrit të kapej sasi e konsiderueshme kokaine, e bërë gati në doza për t'u shpërndarë pasi ndërhyrja u bë nga forcat elitë RENEA, të cilët vunë në pranga të tre, bashkë me nipin.

Dy bashkëshortët përdornin nipin e tyre, i cili në katin e parë merrte paratë nga blerësit e dozave të kokainës dhe më pas konsumuesi ngjitej në kat të katërt për të marrë lëndën narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco