Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Përmet, bien shkëmbinj nga mali mbi një shtëpi, i zënë këmbët 25-vjeçarit Foto ilustrim

FOTO/ Përmet, bien shkëmbinj nga mali mbi një shtëpi, i zënë këmbët 25-vjeçarit

08:32, 22/01/2024
A+ Aa A-

Policia e shtetit njoftoi se mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë të Përmetit, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë mbi shtëpinë e Thoma Vangjelit dhe duke i bllokuar këmbët 25-vjeçarit Dhimitër Vangjeli.

Një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe nuk e lejon të lëvizë, ndaj shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e Vangjelit.

Nën rrezikun e masave shkëmbore në fshatin Çarçovë të Përmetit janë edhe shtëpi të tjera e prej vitesh banorët  atje kanë kërkuar heqjen e tyre, por ankesat kanë rënë në vesh të shurdhër me pretendimin se masivet shkëmbore nuk mund të hiqeshin pasi duheshin mjete të specializuara

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco