Kosova përfshihet nga reshjet e dëborës! Të gjitha rrugët të kalueshme, Durmishi apel shoferëve

Kosova përfshihet nga reshjet e dëborës! Të gjitha rrugët të kalueshme, Durmishi apel shoferëve

11:54, 20/01/2024
A+ Aa A-

Reshjet e borës që kanë filluar nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, kanë vështirësuar qarkullimin në disa pjesë të vendit. Mirëpo, sipas institucioneve të gjitha rrugët janë të kalueshme. Reshjet pritet të vazhdojnë deri nesër në mëngjes.

Nga MMPHI-ja thonë se janë në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në çdo situatë.

Zëvendësministri i Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi,  ka thënë  se kompanitë e kontraktuara nga ministria janë vazhdimisht në terren duke pastruar borën dhe duke hedhur kripë.

Sipas Durmishit, janë 19 kontrata për mirëmbajtje të rrugëve dhe se janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në çdo situatë.

“Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Të gjithë operatorët ekonomik të kontraktuar nga ministria janë vazhdimisht në teren duke pastruar borën dhe duke hedhur kripë. Ne kemi 19 kontrata për mirëmbajtje të rrugëve të cilët janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo situatë. Pra jemi të përgatitur që të veprojmë sa herë ka reshje të bores”, ka deklaruar Durmishi.

Ai u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike.

“Edhe me këtë rast ju bëjë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i përshtaten kushteve atmosferike gjatë vozitjes dhe të vozitin me kujdes të shtuar", ka theksuar Durmishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco