Transportonin bagëti të imëta të kontrabanduara/ Vihen në pranga 2 persona, njëri prej tyre veteriner

Transportonin bagëti të imëta të kontrabanduara/ Vihen në pranga 2 persona, njëri prej tyre veteriner

11:51, 20/01/2024
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Rruga e fundit”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.

Policia i arrestoi të dy shtetasit në flagrancë, teksa në aksin rrugor “Kardhiq-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Viroi”, duke drejtuar automjetin tip kamion, u gjetën dhe u sekuestruan bagëti të imta të kontrabanduara nga shteti grek.

Njëri prej të arrestuarve është veteriner, i cili dyshohet se ka falsifikuar certifikatën veterinare të transportit të bagëtive të imta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 141 bagëti të imta, kamioni me të cilin po transportoheshin dhe 3 celularë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco