EMRAT/ Dogjën eskavatorin me vlerë 150 mijë euro, arrestohen dy të rinj

EMRAT/ Dogjën eskavatorin me vlerë 150 mijë euro, arrestohen dy të rinj

11:48, 20/01/2024
A+ Aa A-

Sajmir Hima, 28 vjeç dhe Leonard Xhixha, 32 vjeç përfunduan në prangat e policisë këtë të shtunë.

Ata dogjën një eskavator, vlera e të cilit shkon në 150 mijë euro. Policia thotë se ata e kanë ndërmarrë aktin për motive të dobëta.

“Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco