Aksidenti i trefishtë te kthesa e Rinasit, identifikohet viktima 32-vjeçar/ EMRI

10:08, 15/01/2024
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së hënës te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.

Policia njofton se një automjet tip “Benz”, një “Skoda” dhe një kamion “Volvo” janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.

I vdekur ka mbetur drejtuesi 32 vjeçar i “Skoda-s”, i identifikuar si Gëzim Rizani dhe të plagosur janë tre pasagjerët, të cilët janë transportuar për në spital.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco