Aksident në Selanik, humb jetën shqiptari

Aksident në Selanik, humb jetën shqiptari

10:17, 14/01/2024
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Stacionit të Vjetër në Voutira ku një shtetas shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur fillimisht një tabelë dhe më pas 2 pemë dhe një shtyllë dritash. Si pasojë e përplasjes shqiptari ka ndërruar jetë.

Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije, ndërsa sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari rezultonte një person me precedentë penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco