Shiste kokainë në lagjet e Vlorës, arrestohet 41-vjeçari

Shiste kokainë në lagjet e Vlorës, arrestohet 41-vjeçari

13:30, 09/01/2024
A+ Aa A-

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Rilindja”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi Erion Selamaj, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 41-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco