VIDEO/ Blindohet Vlora, Sokol Sinomati shkon në varrimin e të birit

11:07, 09/01/2024
A+ Aa A-

Qyteti i Vlorës është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin, në një kohë kur Sokol Sinamati, i njohur si 'Buzëderri' ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit, Gëzimit.

SYRI TV sjell pamjet kur dhjetëra makina policie shoqërojnë ish-anëtarin e bandës së Gaxhait.

Sokol Sinomati është dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, pasi gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë.

Djali i tij u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë me snajper, kur kishte dalë për të pirë cigare.   

Gëzim Sinomati u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës (7 janar). Ai u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës ku kishte dalë për të pirë cigare, nga një makinë tip 'BMW X3' e vjedhur me targa të dubluara.

Gëzim Sinomati është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m. Burimet thonë se në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco