Vrau veten se e bullizonin në TikTok, reagon policia

Vrau veten se e bullizonin në TikTok, reagon policia

18:06, 05/01/2024
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e një 41-vjeçareje pas bullizimit që iu bë në rrjetin social TikTok.

Policia thotë se ka kryer të gjitha veprimet me grupin hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa thekson se në vitin 2022, kjo shtetase me inicialet B.L. ka bërë kallëzim për adresën false të hapur në emrin e saj.

Sipas policisë, ky rast është ende nën hetim dhe po vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që fshihen pas kësaj adrese false.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco