Gjenden 2 persona të vdekur në banesat e tyre në Vlorë/ Ja çfarë thotë policia

Gjenden 2 persona të vdekur në banesat e tyre në Vlorë/ Ja çfarë thotë policia

17:30, 05/01/2024
A+ Aa A-

Dy persona janë gjetur të vdekur në banesat e tyre ditën e sotme në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. C., 58 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.  

Gjithashtu në lagjen “28 Nëntori”, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi C. C., 90 vjeç, i dyshohet se është vetëvarur. 

Vlorë/ Informacione paraprake

-Sot, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. C., 58 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.  

-Në lagjen “28 Nëntori”, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi C. C., 90 vjeç, i dyshohet se është vetëvarur. 

-Në spitalin e Vlorës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja K. Rr., 87 vjeçe. Sipas deklarimeve të familjarëve kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht në banesë.

Grupet hetimore përkatëse po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të secilit prej këtyre rasteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco