VIDEO-SYRI TV/ U vra në burgun e Peqinit, trupi i Arben Lleshit nuk tërhiqet nga morgu

17:02, 05/01/2024
A+ Aa A-

Trupi i Arben Lleshit ende nuk është tërhequr nga morgu për shkak të frikës së familjes për një hakmarrje tjetër të mundshme nga fisi Hoxha. As Bashkia e Burrelit edhe as institucione te tjera ende nuk kanë marrë asnjë masë për këtë situatë të paprecedentë. Arben Lleshi u vra nga Sokol Mjacaj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.

Nga SYRI TV

Trupi i pajetë i Arben Lleshit, të burgosurit të përjetshëm që u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin mesditën e 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, vijon të mbahet në morgun e Tiranës.

Familjarët e tij ende nuk janë paraqitur pranë institucioneve për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit dhe kryerjen më pas të ceremonisë mortore.

Shkak për këtë vendim është bërë frika se mund të ketë një tjetër hakmarrje të mundshme nga familja me të cilën janë në hasmëri.

As Bashkia e Burrelit edhe as institucione te tjera ende nuk kanë marrë asnjë masë për këtë situatë të paprecedentë.

Arben Lleshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj edhe ky i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015. Ekzekutimi i Arben Lleshit dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco