VIDEO-SYRI TV/ Dan Hutra shfrytëzoi festat për të prerë hekurat e dritares së qelisë

15:55, 05/01/2024
A+ Aa A-

Drejtoria e Burgjeve i ka bërë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për futjen në regjimin 41 bis të Dan Hutrës dhe tre të burgosurve të tjerë që tentuan arratisjen nga burgu i fierit. Dan Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgarën e hekurit të dritareve ku do dilte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Kjo tentativë arratisje vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së Arben Lleshit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.

Nga SYRI TV

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me planin e arratisjes nga Burgu i Fierit i Dan Hutrës, autor i disa vrasjeve dhe plagosjeve, si edhe tre të burgosurve të tjerë.

Kuksiani Dan Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier.

Ai kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Ky plan ishte menduar të vihej në zbatim pikërisht në ditët e para të vitit të ri kur supozohej se vigjilenca e gardianëve do të ishte dhe më ulët, teksa në momentin e arratisjes do shfrytëzohej edhe ndërrimi I turneve të gardianëve.

Në dhomën ku ishin të akomoduar të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgavrës së dritares me mjete të improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë u konstatua se edhe në dhomën Nr.15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me rrezikshmëri të lartë Dan Hutra ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara. Pas hetimeve, ka rezultuar se të përfshirë në këtë ngjarje veç Dan Hutres, janë dhe shtetasit Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, të tre këta shtetas arrestuar për vjedhje.

Pas ngjarjes në burgun e Fierit, ku i dënuari Dan Hutra së bashku me 3 të burgosur të tjerë kishte planifikuar arratisjen, burime bëjnë me dije për SYRI TVse Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do bëje kërkesë për t'i vendosur të katërt në regjimin e posaçëm 41bis. Kjo masë është kërkuar pas tentativës së tyre për tu arratisur nga burgu.

Dan Hutra është autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, ngjarje të ndodhura në 1 mars të vitit të kaluar, ku u vranë Mevlute Hysa, Hasime Dafku dhe Etleva Kurti. Më herët në vitin 2007 Dan Hutra kishte vrarë dhe ish bashkëshorten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco