VIDEO-SYRI TV/ Kthimi në Greqi, emigrantët si shpëtojnë radhëve në kufi

VIDEO-SYRI TV/ Kthimi në Greqi, emigrantët si shpëtojnë radhëve në kufi

15:51, 05/01/2024
A+ Aa A-

Viti i ri palën greke në pikat kufitare me Shqipërinë e gjen me problem të vjetra. Pavarësisht shtimit të lëvizjeve në kufi pasi shqiptarët pas kremtimit të vitit të ri në ardhje po kthehen në vendin helen, pala greke punon me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje. Ndërkohë autoritetet shqiptare punojnë me 5 sportele në dalje dhe 2 nê hyrje,duke përpunuar me ritme të larta dokumentacionin e udhëtarëve dhe mjeteve.

Nga SYRI TV

Pasi zgjodhën Shqipërinë për të kaluar festën e fundvitit emigrantët shqiptare që jetojnë në Greqi kanë nisur kthimin drejt vendit Helen.

Edhe ky vit i ri emigrantët që kthehen në vendet e tyre të punës përballen me probleme të vjetra, pasi sërish radhët në pikat kufitare vijojnë të jene një makth për ta,

Në pikën kufitare të Kapshticës,në tokën neutrale, herë pas here krijohet radhë e gjatë mjetesh,të cilat presin të kryejnë procedurat.

Policia kufitare greke,pavarësisht shtimit të lëvizjeve në kufi,punon me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.

Ndryshe nga ditët e para të vitit,kur pala greke punonte me kapacitet maksimal personeli,prej sot sportelet janë reduktuar,çfarë ka krijuar radhë mjetesh në kufi.

Ndërkohë policia jonë kufitare ka hapur 5 sportele në dalje dhe 2 nê hyrje,duke përpunuar me ritme të larta dokumentacionin e udhëtarëve dhe mjeteve.

Autoritetet e kufirit i kanë kërkuar policisë greke të shtojë personelin dhe sportelet,për të lehtësuar kalimin e emigrantëve drejt vendit fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco