Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares që vrau veten: Nuk e përballonte dot foton në Tik-Tok

Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares që vrau veten: Nuk e përballonte dot foton në Tik-Tok

15:31, 05/01/2024
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares që vrau veten duke konsumuar fostoksinë, më 2 janar. Ai ka thënë se ajo ishte tepër e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, ku e fyenin dhe ofendonin.

Sipas tij, një vit më parë ajo ka bërë denoncim për këtë adresë në polici, por duket se nuk ishte marrë asnjë masë.

“27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj, dhe për këtë ka bërë kallëzim penal... natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri.

Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, ka deklaruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco